Secondary Adv

Punime ne rrugen e Arbrit, ARRSH: Segmenti bllokohet perkohesisht

ARRSH bën me dije se Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë qytetarët për bllokimin e segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit.

 

Sipas njoftimit mbyllja është planifikuar në ditët dhe orët e mëposhtme:

– Datë 20, 22, 23 Prill ( e Shtunë, e Hënë dhe e Marte)

– Orari: Nga ora 8:00 deri ne 18:00

 

Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë:

1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6)

2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas./Burimi: SCAN


Më të lexuarat